Ndërlidhjet

Poroshenko mund të kërkojë armë nga BE-ja


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se nëse Rusia dhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës nuk respektojnë marrëveshjen për armëpushim, vendi i tij do të kërkojë ndihmë nga Bashkimi Evropian.

“Nuk kemi asnjë problem sa u përket vendeve të Bashkimit Evropian, kur bëhet fjalë për mbështetjen ndaj Ukrainës, përfshirë mbështetjen për bashkëpunim ushtarak dhe teknik. Me njëmbëdhjetë vende të BE-së – nuk do t’i përmend me emra – kemi kontrata për furnizim me armë mbrojtëse”, ka thënë Poroshenko.

Ai i ka bërë këto komente në Kiev, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis.

Marrëveshja për armëpushim në lindje të Ukrainës ka hyrë në fuqi më 15 shkurt.

Përkundër disa shkeljeve, Poroshenko ka thënë, pak ditë më parë, se konflikti ka nisur të shtensionohet.

XS
SM
MD
LG