Ndërlidhjet

Obama pret kryeministrin italian më 17 prill


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, do të takohen më 17 prill në Uashington, për të diskutuar një sërë çështjesh të sigurisë, përfshirë krizën në Ukrainë dhe luftën e vazhdueshme kundër militantëve të Shtetit Islamik.

“Italia është aleate e çmuar e NATO-s dhe partnere në një gamë të gjerë të sfidave globale”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Dy liderët do të diskutojnë po ashtu për situatën në Libi, zhvillimin ekonomik në Evropë, tregtinë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe çështjet energjetike.

XS
SM
MD
LG