Ndërlidhjet

Leonard Cohen nxjerr album të ri


Leonard Cohen

Leonard Cohen

Këngëtari legjendar kanadez, Leonard Cohen, do të nxjerrë albumin e ri në muajin maj, por vetëm me dy këngë të reja.

Tetë këngët e tjera janë incizuar gjatë turneut të fundit të tij “Can't Forget: A Souvenir of the Grand Tour", ka njoftuar dega në Kanada e kompanisë Sony.

Në albumin e ri, Cohen “sjell ngjyrat e grupt të tij virtuoz në harmoni me zërin e tij”, thuhet në deklaratë.

Këngët e reja në album do të jenë "Never Gave Nobody Trouble" dhe "Got a Little Secret".

Albumi do të publikohet më 12 maj.

XS
SM
MD
LG