Ndërlidhjet

Lufthansa anulon 750 fluturime


Ilustrim
Ilustrim

Kompania ajrore e Gjermanisë, Lufthansa, ka njoftuar se do të anulojë rreth gjysmën e fluturimeve të brendshme dhe evropiane të mërkurën, për shkak të grevës 24-orëshe të pilotëve.

Nga 1,400 fluturime të shkurtra dhe të mesme, 750 do të anulohen, ka thënë një zëdhënës i Lufthansas.

Rreth 80,000 pasagjerë do të preken nga kjo grevë, e cila ka të bëjë me mosmarrëveshjet rreth dispozitave për daljen në pension.

XS
SM
MD
LG