Ndërlidhjet

Sulmohet ekipi anti-poliomelit, tre të vrarë


Pakistan - foto arkivi
Pakistan - foto arkivi

Dy punonjëse shëndetësore dhe një roje janë vrarë në Pakistan, gjatë vaksinimit kundër poliomelitit.

Policia ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur në provincën Khyber-Pakhtunkhwa.

Militantët sulmojnë shpesh punonjësit mjekësorë të përfshirë në fushatën e vaksinimit, duke thënë se programi i imunizimit kundër poliomelitit është mbulesë për spiunazh ose për sterilizimin e myslimanëve.

Sulmet po ashtu kanë kontribuar në rritjen e rasteve me poliomelit në Pakistan.

XS
SM
MD
LG