Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina miraton ligjin për status special të lindjes


Ukrainë

Ukrainë

Deputetët ukrainas kanë miratuar ligjin që u garanton statusin e veçantë zonave të kontrolluara nga rebelët në lindje të vendit.

Teksti i ligjit përcakton kufijtë e rretheve të veçanta në zonat nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, të cilave mund t’iu jepet statusi special me vetëqeverisje të kufizuar.

Kjo masë është paraparë me marrëveshjen për armëpushim, të arritur muajin e kaluar në Minsk.

Ligji po ashtu thekson se zonat e Donjeckut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga rebelët, do të gëzojnë status special pasi të mbajnë zgjedhjet në përputhje me ligjin e Ukrainës dhe nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Kjo e fundit ka bërë që ligji të kritikohet nga Rusia dhe rebelët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG