Ndërlidhjet

Vritet avokati i “mjekut të bin Ladenit”


Peshauar, 17 mars 2015.

Peshauar, 17 mars 2015.

Sulmues të paidentifikuar kanë qëlluar për vdekje ish-avokatin e mjekut që ka ndihmuar CIA-n të lokalizojë kreun e Al Kaidës, Osama bin Laden.

Policia në Pakistan ka bërë të ditur se Samiullah Khan Afridi është vrarë në qytetin e Peshauarit.

Personat e armatosur janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.

Grupi militant, Jundullah, fraksion i talibanëve, ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e avokatit, duke thënë se ai ka mbrojtur mjekun.

Afridi ka mbrojtur mjekun Shakeel Afridi, i cili është dënuar me 33 vjet burgim në maj të vitit 2012 për “konspiracion kundër shtetit”, pasi është shpallur fajtor për lidhje me militantët.

Një vit më vonë, gjykata i ka reduktuar dënimin në dhjetë vjet.

Avokati është larguar nga Pakistani në nëntor të vitit 2014 pasi ka marrë kërcënime nga militantët, por është rikthyer prapë së voni.

XS
SM
MD
LG