Ndërlidhjet

Lavrov: Perëndimi saboton Ditën e Fitores


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për përpjekje të përbashkëta për të prishur festimet e planifikuara të Rusisë, për të shënuar 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Veprimet e ndërmarra nga amerikanët dhe bërthama agresive e Bashkimit Evropian kanë ndikim në pjesëmarrjen e vendeve evropiane”, ka thënë Lavrov në një takim të Kremlinit, të kryesuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Pak liderë perëndimorë pritet të ndjekin festimet e 9 majit në Moskë.

Shumica e tyre kanë vendosur të mos shkojnë për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kremlinit për separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Lavrov ka thënë se ende pret që presidentët e Republikës Çeke dhe Qipros të shkojnë, ashtu si edhe kryeministrat e Greqisë dhe Sllovakisë.

Së paku gjashtë liderë të vendeve joanëtare të BE-së pritet po ashtu të ndjekin festimet.

XS
SM
MD
LG