Ndërlidhjet

Letër me Cianid në adresë të Shtëpisë së Bardhë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se një zarf i adresuar për në Shtëpinë e Bardhë duket se përmban materialin toksik Cianid.

“Mostra është dërguar në një institucion tjetër për të konfirmuar rezultatet”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Robert Hoback.

Shërbimi Sekret është përgjegjës për sigurinë e presidentit të SHBA-së, Barack Obama.

Agjencia ka thënë se hetimet e letrës janë duke vazhduar dhe se nuk do të ketë komente shtesë në lidhje me çështjen.

XS
SM
MD
LG