Ndërlidhjet

7 të arrestuar në Serbi për “krime” në Srebrenicë


Ilustrim

Ilustrim

Policia në Serbi ka arrestuar sot në mëngjes shtatë persona nën dyshimet se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile në Srebrenicë, gjatë luftës së viteve ’90.

Sipas mediave në Beogard, operacioni i arrestimeve është kryer në disa lokacione në Serbi.

Sipas burimeve të njëjta, Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë ka lëshuar urdhërin për hetim kundër ish-pjesëtarëve të qendrës së trajnimit “Jahorina”, në kuadër të Brigadës Speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte në lokacionin Kravice të Srebrenicës.

Në mesin e viktimave në këtë lokacion kanë qenë mbi 1,000 civilë myslimanë.

XS
SM
MD
LG