Ndërlidhjet

Moska feston sot njëvjetorin e aneksimit të Krimesë


Harta e Krimesë

Harta e Krimesë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të shfaqet në një tubim dhe në një koncert para Kremlinit, me rastin e njëvjetorit të aneksimit të rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

Mediat ruse raportojnë se Putin do t’i adresohet masës sot, një vit pasi ka nënshkruar marrëveshjen me aleatët në Krime, e cila, sipas Moskës, e ka bërë gadishullin pjesë të Rusisë.

Rusia po sfidon Ukrainën dhe Perëndimin me ceremonitë e përvjetorit, veprime këto që janë kundër së drejtës ndërkombëtare, kanë shkaktuar kritika të gjera dhe kanë rindezur tensionet midis Moskës dhe ish-armiqve të saj të Luftës së Ftohtë.

XS
SM
MD
LG