Ndërlidhjet

SHBA dhe BE dënojnë marrëveshjen Rusi-Oseti J.


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë dënuar një marrëveshje të planifikuar midis Rusisë dhe një rajoni separatist të Gjeorgjisë, i cili mbështetet nga Moska.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se marrëveshja e ashtuquajtur për aleancë dhe integrim midis Rusisë dhe Osetisë së Jugut “shkel qartë sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri separatist i Osetisë së Jugut, Leonid Tibilov, pritet të nënshkruajnë marrëveshjen sot në Moskë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se Uashingtoni nuk do të njohë traktatin e planifikuar, ashtu siç nuk e njeh as marrëveshjen e ngjashme midis Moskës dhe Abkhazisë, një tjetër rajon separatist i Gjeorgjisë.

Psaki ka thënë se SHBA vazhdon të mbështesë pavarësinë dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Rusia ka njohur Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë si shtete të pavarura pas luftës pesëditëshe të Moskës kundër Gjeorgjisë në vitin 2008.

Rusia vazhdon të mbajë mijëra trupa në këto rajone.

XS
SM
MD
LG