Ndërlidhjet

HRW: Forcat irakiane kanë djegur shtëpi të civilëve


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka thënë se trupat irakiane dhe milicitë shiite kanë plaçkitur dhe djegur shtëpi në muajin shtator, pasi kanë thyer rrethimin e qytetit Amerli nga militantët e Shtetit Islamik.

“Pas operacioneve për t’i dhënë fund rrethimit në Amerli, milicitë pro-qeveritare dhe luftëtarët vullnetarë, ashtu si edhe forcat e sigurisë irakiane, kanë bastisur fshatrat dhe lagjet përreth Amerli-ut në provincat Salahedin dhe Kirkuk”, thuhet në raportin e organizatës me seli në Nju Jork.

Raporti i publikuar sot po ashtu thotë se forcat irakiane kanë plaçkitur pasuritë e civilëve, të cilët kanë ikur nga luftimet, si dhe kanë djegur shtëpitë dhe bizneset e banorëve sunitë të fshatrave.

Zëvendësdrejtori për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Human Rights Watch, Joe Stork, ka paralajmëruar se “Iraku nuk mund të fitojë luftën kundër mizorive (të Shtetit Islamik) me sulme kundër civilëve, të cilat shkelin ligjet e luftës”.

XS
SM
MD
LG