Ndërlidhjet

AI kritikon “udhëheqësit” e Krimesë


Logo e AI-së
Logo e AI-së

Amnesty International ka thënë se autoritetet de facto të Krimesë kanë dështuar të hetojnë një seri të rrëmbimeve dhe torturimeve të kritikëve të tyre.

Në vend të kësaj, Amnesty ka thënë se udhëheqësit de facto kanë shtypur disidentët, duke krijuar një klimë të frikës në rajonin e aneksuar të Ukrainës nga Rusia.

Raporti i organizatës vjen saktësisht një vit pasi presidenti i Rusisë, Vladmir Putin, dhe aleatët e tij në Krime kanë nënshkruar një marrëveshje që, sipas Rusisë, e ka bërë rajonin pjesë të saj.

Amnesty ka thënë se që prej aneksimit, së paku shtatë njerëz janë rrëmbyer dhe se fati i tyre mbetet i paqartë.

Po sipas organizatës, së paku një person i rrëmbyer është gjetur i vrarë, me shenja të torturës në trup.

XS
SM
MD
LG