Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze vret 34 “terroristë”


Pakistan
Pakistan

Ushtria e Pakistanit ka thënë se ka vrarë 34 militantë në rajonin veriperëndimor të vendit, pranë kufirit malor me Afganistanin.

“Me sulme precize ajrore në Tirah, Khiber, janë vrarë 34 terroristë”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Një zyrtar i sigurisë ka thënë se të vrarët i përkisnin grupit të jashtëligjshëm militant Tehrik-e-Taliban Pakistan dhe grupit aleat Lashkar-e-Islam.

Zyrtarët po ashtu kanë thënë se ka indikacione të fuqishme se lideri i talibanëve pakistanezë, Maulana Fazlullah, ka qenë në zonë në kohën e sulmeve.

XS
SM
MD
LG