Ndërlidhjet

300 të arrestuar në protestat në Frankfurt


Frankfurt, 18 mars 2015.

Frankfurt, 18 mars 2015.

Policia gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar rreth 300 persona në Frankfurt, të cilët kanë protestuar kundër masave të kursimit, pranë selisë së re të Bankës Qendrore Evropiane.

Organizatorët e protestës kanë thënë se rreth 10,000 njerëz kanë marrë pjesë në demonstratë, gjatë së cilës disa persona kanë hedhur gurë në drejtim të autoriteteve të rendit dhe kanë djegur disa makina të tyre.

Ndërtesa e re e Bankës Qendrore Evropiane është rrethuar nga barrikadat policore dhe telat me gjemba.

Organizatorët e protestës kanë thënë se duan të tërheqin vëmendjen për rolin e Bankës Qendrore Evropiane në zbatimin e kursimeve fiskale në gjithë Eurozonën dhe për “promovimin e sistemit kapitalist”.

Protestat e dhunshme kanë bërë që autoritetet e transportit në Frankfurt të mbyllin shërbimin e brendshëm të tramvajit.

XS
SM
MD
LG