Ndërlidhjet

Shpëton 3 vjeçarja ruse pasi u hodh me të ëmën nga kati i pestë


Ilustrim

Ilustrim

Avokati i popullit rus që merret me mbrojtjen e fëmijëve ka thënë se një vajzë tre vjeçare ruse ka mbijetuar pasi nëna e saj është hedhur nga kati i pestë i një ndërtese banimi në Bullgari, duke e mbajtur vajzën në duar.

Pavel Astakhov, ka shkruar në ‘Twitter’, më 18 mars duke thënë se nëna ka vdekur pasi është hedhur nga një ndërtesë në qytetin Burgas.

Ai ka thënë se fëmija ka disa fraktura dhe disa lëndime të tjera ndërsa tani po trajtohet në një spital në Burgas.

Astakhov, ka thënë se gruaja ka qenë 33 vjeçare dhe ka jetuar në Bullgari, një vend i preferuar ky i rusëve gjatë dy viteve të fundit.

Ai ka thënë se është duke bërë përpjekje që t’ia gjejë të afërmit e vajzës, ndërsa është duke e shqyrtuar mundësinë e dërgimit të vajzës në Moskë.

XS
SM
MD
LG