Ndërlidhjet

Rusia thotë që Kievi e ka shkelur marrëveshjen e Minskut


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se ligji i miratuar në Ukrainë për dhënien e statusit special të territorit që kontrollohet nga rebelët pro rusë në Ukrainën lindore është “shkelje verbuese” e marrëveshjes së paqes të nënshkruar në Minsk në muajin shkurt.

Lavrov e ka akuzuar Kievin për miratimin e ligjit në fjalë nga parlamenti ukrainas duke thënë se kjo tani minon mundësitë e arritjes së një marrëveshje finale të paqes në mes të Ukrainës dhe rebelëve pro rusë.

“Nuk e di se si do të shkoi procesi politik tani”, ka thënë Lavrov.

Ai ka thënë se iu ka dërguar mesazh edhe ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Francës duke tërhequr vërejtjen për shkeljen e hapave të parë të pjesës politike të marrëveshjes së arritur në kryeqytetin bellorus.

Parlamenti ukrainas e ka aprovuar ligjin që vendos kufinjtë e territoreve që do të fitojnë “status special”, që në fakt përmban një lloj autonomie.

Ligji megjithatë thotë se ky status duhet të hyjë në fuqi vetëm pasi të mbahen zgjedhjet në atë zonë sipas ligjit ukrainas.

Rusia dhe rebelët pretendojnë se kjo i shkel parimet e marrëveshjës së arritur në Minsk.

XS
SM
MD
LG