Ndërlidhjet

logo-print

Turkmenët e Afganistanit kërkojnë sqarimin e sulmit vdekjeprurës


Ilustrim

Ilustrim

Banorët e një fshati etnik turkmen në pjesën veriperëndimore të Afganistanit kanë kërkuar nga autoritetet që të hetojnë një vrasje të kryer nga policia.

Pesë persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur më 16 mars, kur policia ka gjuajtur ndaj turkmenëve etnik që ishin mbledhur përballë ndërtesës së administratës së rrethit në qytezën Qarqeen.

Ata kërkonin ndihmë nga autoritetet që të ndalohet ajo që ata e quajnë vjedhja e tokave të tyre nga Turkmenistani.

Lideri i lëvizjës për solidaritet Afgano-Turkmen, Hajji Anvar, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se turkmenët etnik janë takuar më 17 mars me autoritetet në kryeqytetin krahinor, Shebirghan, duke iu kërkuar atyre që të hetojnë sulmin dhe t’iu ndihmojnë turkmenëve që të ruajnë tokat e tyre.

Ndërkohë, zëvendësguvernatori i rrethit të Qarqeen, Abdurrahman Mahmudi, iu ka thënë fshatarve që shefi i policisë që kishte dhënë urdhër për sulm me armë zjarri është transferuar në një rajon tjetër.

XS
SM
MD
LG