Ndërlidhjet

logo-print

BE po e shqyrton shtyerjen e sanksioneve ndaj Rusisë


Ilustrim

Ilustrim

Liderët e Bashkimit Evropian janë duke e diskutuar nëse do të shtyjnë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë kur të takohen në Bruksel më 19 mars.

Një diplomat i BE-së duke folur në kushte anonimiteti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk është duke punuar me Gjermaninë dhe Francën për një propozim që sygjeron se vendimi për shtyerjen e sanksioneve deri në dhjetor të merret gjatë këtij muaji.

Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë kanë si cak sektorët bankar dhe atë të naftës.

Mirëpo diplomatët kanë thënë se disa vende, përfshirë Greqinë, Austrinë dhe Slovakinë, duan të presin dhe këtë vendim ta marrin në muajin qershor, kur disa prej sanksioneve iu skadon afati.

Një draft i konkludimeve për samitin dy ditor, që është parë nga Radio Evropa e Lirë, e ka një hapësirë bosh për vendimin e shtyerjes së sanksioneve, të cilat janë vendosur si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë për ndërhyrje në Ukrainë.

Draft konkludimet gjithashtu bëjnë thirrje për forcimin e marrëdhënieve me gjashtë vende të lindjes, Armeninë, Azerbajxhanin, Bellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën si dhe i japin përkrahje për ratifikimin e marrëveshjes së asociimit përmes së cilës tentohet krijimi i lidhjeve më rë afërta me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

XS
SM
MD
LG