Ndërlidhjet

Nënshkruhet marrëveshja Rusi - Oseti Jugore


Presidenti rus, Vladimir Putin, takohet me liderin de facto te Osetisë Jugore, Leonid Tibilov

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një marrëveshje me rajonin separatist të Gjeorgjisë, Osetinë Jugore megjithë kundërshtimet e perëndimit.

Putini dhe lideri de facto i Osetisë Jugore, Leonid Tibilov, e kanë nënshkruar sot “traktatin për integrim dhe aleancë” në Moskë.

Pjesë e këtij traktati i jep Rusisë përgjegjësinë për sigurimin dhe mbrojtjen e Osetisë Jugore, përfshirë edhe ruajtjen e kufinjve të saj.

Forcat e armatosura dhe ato të sigurisë që momentalisht e kanë për detyrë të mbrojnë rajonin gjeorgjian janë duke u përfshirë në forcat e armatosura rusë dhe trupat tjera të sigurisë së këtij vendi.

Rusia e ka pranuar pavarësinë e Osetisë pas një lufte pesë ditore me Gjeorgjinë në vitin 2008, ndërsa të njejtën gjë e kanë bërë vetëm pak shtete të botës.

Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë mbrëmë se marrëveshja e planifikuar “e shkel qartë sovranitetin sdhe integritetin territorial të Gjeorgjisë”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se Uashingtoni nuk do të njohë traktatin e planifikuar, ashtu siç nuk e njeh as marrëveshjen e ngjashme midis Moskës dhe Abkhazisë, një tjetër rajon separatist i Gjeorgjisë.

XS
SM
MD
LG