Ndërlidhjet

Haradinaj: Qeveria Mustafa, për 100 ditë, mbi 100 dështime


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar punën në 100-ditëshin e parë të Qeverisë së Kosovës, duke e cilësuar atë të përgjumur, "qeveri të mafias, nëntokës dhe krimit të organizuar". Kjo qeveri, sipas Haradinajt, e ka mbytur shpresën e popullit të Kosovës.

"Ajo ka nxitur grevat, protestat, pakënaqësinë dhe braktisjen e vendit, shkaku i politikave mashtruese, të premtimeve të rrejshme dhe dështimeve të njëpasnjëshme”, ka thënë kryetari Haradinaj.

"Korrupsioni dhe mungesa e vizionit është një ndër shkaktarët kyç të mbytjes së shpresë së qytetarit të Kosovës", ka theksuar lideri i AAK-së.

Gjatë një konference për gazetarë, Haradinaj ka evidentuar, siç ka thënë ai, mbi 100 dështime të kësaj qeverie në 100 ditët e para të punës të cilat ai i ka prezantuar para mediave.

XS
SM
MD
LG