Ndërlidhjet

19 persona janë vrarë në Tunis, kryesisht turistë


Njerëzit shikojnë nga dritaret e muzeut Bardo, Tunis
Njerëzit shikojnë nga dritaret e muzeut Bardo, Tunis

Kryeministri tunizian, Habib Essid, ka thënë se 19 persona, prej të cilëve 17 janë turistë të huaj, janë vrarë nga persona të armatosur kur këta të fundit e sulmuan muzeun e kryeqytetit, Tunis.

Essid ka thënë se 22 turistë të tjerë dhe dy tunizianë janë plagosur gjatë sulmit të sotëm që përfundoi kur të dy sulmuesit u vranë nga forcat e sigurisë.

Turistët që mbaheshin peng janë liruar.

Essid, gjatë paraqitjes në televizion ka thënë se viktimat kanë qenë turistë gjerman, polak dhe spanjoll.

Muzeu ku u krye sulmi i quajtur Bardo gjendet shumë afër parlamentit të Tunizisë.

Një nga dy tunizianët e vrarë ka qenë pjesëtar i forcave të sigurisë.

Tunizia që mbështetët shumë në turizmin evropian, deri më tash ka arritur ta evitojë dhunën e militantëve prej kryengritjes së vitit 2011 kur u hoq nga pushteti dikatori, Zine El Abidine Ben Ali.

XS
SM
MD
LG