Ndërlidhjet

Niveli i merkurit të pulëbardhat e fildishta, 50 herë më i madh


Ilustrim

Ilustrim

Shkencëtarët thonë se niveli i merkurit është rritur rreth 50 herë në puplat e zogjëve arktik, më sakt të pulëbardhave të fildishtë gjatë 130 viteve të fundit.

Në një studim të publikuar sotm biologët kanadezë që e kanë kryer studimin thonë se speciet kanë qenë të ekspozuara ndaj merkurit për dekada, duke rrëmuar mbi gërmadhat e gjitarëve të pajetë.

Ekipi thotë se kjo tani mund të ndikojë në mundësitë e zogjëve për të riprodhuar dhe rritur zogjët e sapo çelur.

Nivelët e merkurit janë rritur tek zogjët arktik, peshqit dhe gjitarët kryesisht për shkak të ndotjes atomosferike, diçka që është shkaktuar nga djegia e thëngjillit.

Pulëbardhat e fildishta rriten në Kanada, Grinlandë, ishullin norvegjez të Svalbardit dhe ishujt në veri të Rusisë.

XS
SM
MD
LG