Ndërlidhjet

Numri i viktimave në Tunis arrin në 22


Ilustrim
Ilustrim

Televizioni shtetëror i Tunisit ka thënë se numri i viktimave të sulmit të sotëm në muzeun Bordo ka arritur në 22, përfshirë edhe turistët e huaj dhe dy sulmuesit.

Autoritetet kanë thënë se sulmuesit hapën zjarr në muzeun kombëtar, Bordo duke vrarë turistët dhe një pastruese ndërsa kanë plagosur disa të tjerë.

Forcat e sigurisë më parë kanë ndërhyrë në muze, duke vrarë të dy sulmuesit.

Dyshohet se së paku dy apo tre bashkëpunëtorë të sulmuesve janë në arrati.

Ende nuk është raportuar identiteti dhe kombësia e të gjitha viktimave.

Liderët botëror i kanë ofruar përkrahje qeverisë së Tunizisë.

XS
SM
MD
LG