Ndërlidhjet

EBA e tërheqë ambasadorin nga Stokholmi


Ministrja e jashtme suedeze, Margot Wallstrom
Ministrja e jashtme suedeze, Margot Wallstrom

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë tërhequr ambasadorin e tyre nga Suedia, raporton Reuters sipas informacioneve të një burimi qeveritar suedez që ka njohur për këtë çështje.

Ky vendim është marrë një javë pasi edhe Arabia Saudite e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Suedia.

Burimi i Reuterstit nuk ka treguar pse Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë tërhequr ambasadorin e saj nga shteti evropian.

Arabia Saudite, javën e kaluar e tërhoqi ambasadorin nga Stokholmi pas kritikave të Suedisë për nivelin e të drejtave të njeriut në mbretërinë arabe.

Ministria e Jashtme e Suedisë nuk ka pranuar të komentojë këtë çështje.

Suedia javën e kaluar e ka anuluar një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak me Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG