Ndërlidhjet

logo-print

Bosnja dhe SHBA-të flasin për të dyshuarit për krime lufte


Ilustrim

Ilustrim

Prokuroria shtetërore e Bosnjes dhe zyrtarët e SHBA-ve, kanë diskutuar mbrëmë për çështjen e imigrantëve boshnjakë që përballen me rrezikun e deportimit nga SHBA-të për shkak të dyshimeve se janë përfshirë në luftën e këtij shteti për pavarësi, raporton Retuers.

Në muajin shkurt, gazeta The New York Times kishte raportuar se zyrtarët amerikanë kanë identifikuar rreth 300 boshnjakë që besohet se kanë qenë të përfshirë në krimet e vendit ballkanit, përfshirë edhe masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë.

SHBA-të po bëjnë përpjekje që të deportojnë të paktën 150 prej tyre.

Shumë prej tyre janë ish ushtarë që tani janë nënshtetas të SHBA-ve.

“Takimi me zyrtaarët e ministrisë së drejtësisë së SHBA-ve është fokusuar në bashkëpunim dhe shkëmbim të informacioneve në mes të prokurorisë së Bosnjes dhe autoriteteve amerikane që kanë të bëjnë me të dyshuarit për krime lufte dhe që banojnë në SHBA”, thuhet në një komunikatë të zyrës së kryeprokurorit të Bosnjes.

Serbia ka arrestuar dje tetë persona me dyshimin se kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës, arrestimet e para me këto dyshime.

XS
SM
MD
LG