Ndërlidhjet

Fitorja e Netanjahut nuk ndikon në marrëveshjen me Iranin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se fitorja në zgjedhjet e Izraelit nga kryeministri, Benjamin Netanjahu nuk do ndikojë në përpjekjet amerikane për të arritur marrëveshje me Iranin për programin bërthamor të republikës islamike.

Netanjahu ka thënë bisedimet me Iranin do të çojnë deri të një “marrëveshje të keqe”.

Mirëpo zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen psaki ka thënë mbrëmë se “ne nuk mendojmë që fitoja e tij do të ndikojë në negociatat me Iranin”.

Komentët janë bërë derisa delegacionet amerikane dhe iraniane po vazhdojnë bisedimet në Zvicër me qëllim që të arrihet një marrëveshje e cila do të frenonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj republikës islamike.

XS
SM
MD
LG