Ndërlidhjet

logo-print

Biden dhe Poroshenko flasin në telefon për situatën në Ukrainë


Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden e përqafon presidentin ukrainas, Petro Poroshenko - Arkiv

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden e përqafon presidentin ukrainas, Petro Poroshenko - Arkiv

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, janë pajtuar që sanksionet e ardshme kundër Rusisë duhet të lidhen me implementimin e plotë të marrëveshjes së paqes që është arritur muajin e kaluar në Minsk.

Shtëpia e bardhë ka thënë se Biden ka folur mbrëmë në telefon me Poroshenkon.

“Derisa Rusia vazhdon të nxit dhunën dhe jo stabilitetin në Ukrainë, komuniteti ndërkombëtar duhet të përgatitet që të rris koston ndaj Rusisë për vazhdimin e veprimeve të tilla”, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

Biden gjithashtu e ka mirëpritur votimin e ligjit nga parlamenti i Ukrainës që i ofron zonave të kontrolluara nga rebelët status special, vetëm pasi atje të mbahen zgjedhjet sipas ligjit zgjedhor të Ukrainës.

Rusia dhe rebelët e kanë hedhur poshtë këtë kusht.

Poroshenko megjithatë tashmë e ka nënshkruar ligjin për “statusin special” më 18 mars.

XS
SM
MD
LG