Ndërlidhjet

logo-print

KS i OKB-së diskuton për Krimenë, pa Rusinë


OKB-Arkiv

OKB-Arkiv

Këshilli i Sigurimit pritet të mbaj sot takim me dyer të mbyllura rreth situatës në gadishullin ukrainas të Krimesë, të ankesuar para një viti nga Rusia.

Aneksimi i këtij gadishulli është dënuar nga pothuajse i tërë komuniteti ndërkombëtar.

Sipas agjencisë së lajme, TASS, Moska e konsideron këtë sesion jo formal të Këshillit të Sigurimit të thirrur nga Lituania si “kundërproduktivë dhe provokativë” dhe se ajo nuk do të marrë pjesë.

Në mesin e atyre qe do t’i drejtohen këtij takimi është lideri i pranuar i tatarëve të Krimesë, Mustafa Dzhemilev, i cili ka thënë se banorët e Krimesë “jetojnë dhe mbijetojnë me frikën”.

Presidenti rus, Vladimir Putin dje e ka përshkruar aneksimin e Krimesë si lëvizje për shpëtimin e rusëve etnik që jetojnë atje.

XS
SM
MD
LG