Ndërlidhjet

Polonia dërgon mjekë në Tunizi


Ilustrim

Ilustrim

Polonia e ka dërguar një aeroplanë me mjekë dhe diplomatë në Tunizi, për të ndihmuar dhe më pas kthyer në vendin e vet polakët që janë plagosur gjatë një sulmi që ndodhi dje në muzeun kombëtar të këtij vendi.

Ministri i jashtëm, Grzegorz Schetyna, ka thënë mëngjesin e sotëm se sipas informacioneve që i ka ai momentalisht, dy polakë janë vrarë në këtë sulm, dy konsiderohen të zhdukur dhe nëntë të tjerë janë hospitalizuar me lëndime që nuk janë të rrezikshme për jetën e tyre.

Presidenti Bronislav Komorovski, ka thënë se autoritetet e Tunizisë janë ende duke i identifikuar viktimat dhe se shifrat e mësipërme mund të ndryshojnë.

Flamujt në ndërtesat qeveritare të Polonisë janë vendosur në gjysëm shtizë në nderim të viktimave.

Mjekët, psikologët dhe zyrtarë e konsullatave kanë udhëtuar drejt Tunisit.

Rreth 300 turistë polakë gjenden në Tunizi, sipas zyreve të turizimit.

XS
SM
MD
LG