Ndërlidhjet

Ukraina thirrje BE-së t’i vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, sot në Bruksel

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, sot në Bruksel

Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, iu ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që të mbaj sanksionet ndaj Rusisë dhe t’i rris ato nëse Moska dështon të implementojë marrëveshjen e armëpushimit të arritur muajin e kaluar në Minsk.

Yatsenyuk, ka deklaruar sot në Bruksel pas takimit me presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk, se iu ka kërkuar unitet vendeve të bllokut evropian.

Sipas tij, mungesa e një marrëveshjeje në mes të vendeve të BE-së do të ishte “suksesi më i madh për presidentin rus, Putin, diçka që do të ishte shkatërruese për botën e lirë”.

Liderët e BE-së pritet të takohen sot gjatë ditës ku do të diskutojnë vazhdimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë deri në dhjetor apo ta shtyjnë këtë vendim derisa sanksionet të kenë afat, më sakt deri në muajin qershor.

Kryeministri ukrainas gjithashtu ka thënë se shpreson që BE do ta përkrah idenë e dërgimit të paqeruajtësve në pjesën lindore të Ukrainës ku konflikti i armatosur në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro rusë i nisur në prill të vitit të kaluar deri më tash ka marrë jetën e 6 mijë personave.

XS
SM
MD
LG