Ndërlidhjet

Shteti Islamik të hetohet edhe për gjenocid


Ilustrim
Ilustrim

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut thotë se militantët e Shtetit Islamik ka mundësi të kenë kryer gjenocid ndaj komunitetit jezidi në Irak si dhe krime kundër njerëzit dhe krime lufte kundër civilëve.

Në një raport të kësaj zyreje, i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që këtë situatë ta referojnë te Gjykata për Krime Lufte në Hagë për ndjekje penale.

Shteti islamik ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha në veri të Irakut në muajin qershor duke vrarë qindra pjesëtarë meshkuj të minoriteteve fetare, kryesisht jezidi, derisa kanë skllavëruar gratë ndërsa fëmijët i kanë detyruar të konvertohen në myslimanë.

Qindra mijëra njerëz në Irak janë larguar nga shtëpitë e tyre para se IS-i t’i merrte nën kontroll territoret ku jetonin ata.

Raporti i OKB-së është mbështetur në intervista me më shumë se 100 viktima të krimeve të militantëve të Shtetit Islamik dhe dëshmitarëve të krimeve kundër minoriteteve fetare, përfshirë edhe myslimanët shiia.

Raporti gjithashtu shton se forcat qeveritare dhe grupet e milicive “mund të kenë kryer krime lufte” derisa kanë luftuar kundër forcave të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG