Ndërlidhjet

OKB e dënon sulmin në muzeun e Tunisit


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli i Sigurimit e ka dënuar sulmin që mori jetën e 19 personave në muzeun e Tunisit, duke thënë se asnjë veprim terrorist nuk mund të ndryshojë rrugën drejt demokracisë të shtetit në Afrikën veriore.

17 turistë dhe dy tunizianë janë vrarë dje kur persona të armatosur e sulmuan muzeun Bardo brenda hapësirës së kontrolluar mirë ku gjendet edhe parlamenti i vendit, në qendër të Tunisit.

Forcat e sigurisë më vonë i kanë vrarë sulmuesit në një operacion që kishte për qëllim lirimin e pengjeve brenda muzeut.

Së paku dy militantë të tjerë raportohet se kanë arritur të largohen.

Presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi, gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, ka thënë se Tunizia është në luftë kundër “torrizmit”.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry iu është bashkuar liderëve evropianë duke e dënuar sulmin derisa ka thënë se Uashingtoni vazhdon të përkrahë përpjekjet e qeverisë së Tunizisë në avancimin e demokracisë, prosperitetit dhe sigurisë në vend.

Disa grupe të militantëve islamik janë krijuar në Tunizi prej kryengritjes së vitit 2011 e cila e largoi nga pushteti diktatorin, Zine el Abidine Ben Ali.

XS
SM
MD
LG