Ndërlidhjet

Një ari polar e lëndon një turist në një ishull norvegjez


Ilustrim
Ilustrim

Një ari polar e ka lënduar një turist të huaj në një ishull arktik të Norvegjisë, pak para eklispit solar që ka tërhequr shumë vizitorë në këtë ishull.

Ariu është qëlluar për vdekje, ndërsa turisti i lënduar i cili ishte aty së bashku me tetë turistë të tjerë, është dërguar me helikopter në një spital të këtij ishulli, raporton Reuters sipas të dhënave të policisë norvegjeze.

Lëndimet në fytyrë dhe dorë të turistit nuk janë me rrezik për jetën, ndërsa ende nuk është konfirmuar kombësia e turistit në fjalë.

Ishulli i Svalbardit, që gjendet rreth 1300 km larg Polit të Veriut, dhe ishujve Faroe janë të vetmet vende ku njerëzit mund të shohin eklipsin e plotë të diellit i cili do të ndodh të premtën.

Në ishull pritet të shkojnë 2 mijë turistë për të vëzhguar eklipsin në fjalë, ndërsa ishujt Faraoe presin 8 mijë vizitorë.

Çdo vit, tre arinj vriten si masë vetmbrojtëse nga banorët e ishullit norvegjez.

XS
SM
MD
LG