Ndërlidhjet

Qeveria e Tunizisë ka thënë se numri përfundimtar i turistëve që janë vrarë në sulmin e djeshëm në muzeun kombëtar është 20.

Autoritetet fillimisht thanë se 17 turistë janë vrarë në sulmin që u bë në muzeun Bardo, krahas tre tunizianëve dhe dy sulmuesve.

Ministri i Shëndetësisë, Said Aidi, ka thënë se 13 nga viktimat e djeshme janë identifikuar.

Ai ka thënë se në mesin e tyre gjenden tre nënshtetas japonez, dy spanjoll, një kolumbian, një Australian, një grua britanie, një grua belge, dy qytetarë francezë, një polak dhe një italian.

Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin, që konsiderohet më i rëndi prej më shumë se një dekadë në shtetin e Afrikës veriore.

Ndërkohë, presidenca e vendit përmes një komunikate ka thënë se janë kryer disa arrestime në lidhje me sulmin në muze.

XS
SM
MD
LG