Ndërlidhjet

logo-print

Kozakët ndërtojnë një bust të "perandorit romak", Putin


Kozakët e Shën Peterburgut, kanë njoftuar se e kanë në plan që "Ditën e Fitores" në Rusi ta shënojnë duke e ngritur një bust të presidentit rus, Vladimir Putin në maskën e një perandori romak.

Skulptori, Pavel Greshnikov, momentalisht është duke punuar në përfundimin e punës në një version prej balte të bustit, që e paraqet Putinin me parzmore në formë pjate, shalle të rrjedhshme dhe një kurorë të përbërë prej fletave të dafinës.

Busti përfundimtar që do të ndërtohet prej broniz, pritet të zbulohet përballë stacionit të metros në periferinë veriore të Shën Peterburgut, më 9 maj, që rusët e festojnë si ditën kur sovjetikët kanë arritur fitore në Luftën e Dytë Botërore.

Andrei Polyakov, lideri i komunitetit të kozakëve të Shën Peterburgut, një grup që me krenari flet për reputacionin e tyre për patriotizëm të flaktë dhe fuqi ushtarake, ka thënë gjatë kësaj jave se projekti është inspiruar nga aneksimi i Krimesë dhe ajo që ai e quajti “politika e Putinit për të unifikuar territoret e lashta ruse”.

Polyakov iu ka thënë mediave vendore se ai e konsideron Putinin “mishërim të mashkullorësisë” dhe se Rusia sot është një “perandori e vërtetë”.

Skulptori Greshnikov në anën tjetër ka thënë se ai nuk pajtohet me të gjitha politikat e Putinit, porse ai është lideri i vetëm rus që në 50 vjet e kanë kryer punën e tij.

XS
SM
MD
LG