Ndërlidhjet

Nxënësit në Maqedoni protestojnë kundër reformave


Në Maqedoni qindra nxënës të shkollave të mesme kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni kundër reformave, të cilët përfaqëuesit e tyre i quajtën "të këqija".

“Stop për reformat e këqija në arsimin e mesëm. Kërkojmë të kthehet koncepti i mëparshëm që zbatohej për maturantët, si dhe të prolongohet zbatimi i ligjit për testim ekstern”, ka theksuar Elizabeta Jakimovska, përfaqësuese e nxënësve të shkollave të mesme.

Ajo shtoi se për ta është i papranueshëm vendimi i dikasterit të arsimit që nxënësit e shkollave të mesme në fund të këtij viti t'i nënshtrohen dhe testimit në lëndën e matematikës, si lëndë obligative, veç maturës shtetërore.

Ndryshe, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kanë organizuar protesta edhe në më shumë qytete të tjera të Maqedonisë, kanë marrë mbështetje edhe nga arsimtarët.

XS
SM
MD
LG