Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen 7 persona, pjesëtarë policie dhe të FSK-së


Autoritetet e rendit në Kosovë kanë arrestuar shtatë persona, në kuadër të hetimeve mbi trafikimin me qenie njerëzore.

Në një komunikatë për opinion, Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni i arrestimit është realizuar në orët e mbrëmjes ndërmjet 17 dhe 18 marsit të këtij viti, gjatë bastisjeve dhe kontrolleve të kryera në pesë lokacione të ndryshme në Ferizaj, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Në mesin e të arrestuarve janë një kapiten policor, një zyrtar policor, dy pjesëtarë të Forsë së Sigurisë së Kosovës, një sekretar i shkollës së mesmeteknike profesionale si dhe një profesor i shkollës së mesme në Drenas .

Të arrestuarit dyshohen mes tjerash edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, ushtrim të ndikim e zbulim të fshehtësisë zyrtare.

XS
SM
MD
LG