Ndërlidhjet

Sulmohet pallati presidencial i Jemenit


Jemen...
Jemen...

Një aeroplan luftarak ka sulmuar pallatin presidencial të Jemenit në qytetin jugor të Adenit.

Presidenti Abed Rabbo Mansour Hadi ishte në pallat kur sulmi filloi më 19 mars, por u evakuua shpejt në një vend të sigurt.

Ndihmësi e tij, i cili refuzoi të identifikohet, bëri të qartë se presidenti nuk ishte larguar nga vendi.

Forcat e sigurisë hapën zjarr mbi aeroplanin, por raportet nuk përmendën nëse ata e goditën objektivin e tyre.

Tymi është parë në zonën rreth pallatit presidencial, por zyrtarët e mohuan se pallati është goditur.

Ky sulm erdhi pas një shkëmbim zjarri në aeroportin ndërkombëtar të Adenit, më herët gjatë ditës, në mes të përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit Hadi.

Gjashtë persona u vranë në të shtënat në aeroport.

XS
SM
MD
LG