Ndërlidhjet

logo-print

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Tunis


Në një audio incizim që supozohet të jetë lëshuar nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik, thuhet se ky grup ka marrë përgjegjësinë për sulmin në kryeqytetin tunizian, që la 23 të vdekur.

Incizimi u postua në internet më 19 mars.

Zëri që fliste në këtë incizim, lavdëroi dy sulmuesit në Muzeun Bardo në Tunis dhe premtoi se më shumë sulme do të pasonin.

Autoritetet tuniziane thanë se nëntë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin.

Njëzet persona të huaj u vranë kur dy persona të armatosur hynë në muze më 18 mars dhe filluan të qëllojnë në njerëz brenda tij.

Një linjë e rregullt detare italiane njoftoi se kishte anuluar të gjitha ndalesat në Tunizi për një kohë të pacaktuar.

XS
SM
MD
LG