Ndërlidhjet

Lavrov bën thirrje për një mbledhje rreth armëpushimit


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka thirrur të ashtuquajturin Grupin Normandy të përbërë nga katër shtete (Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca) që po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për paqe në Ukrainë, që të mblidhet në një të ardhme të afërt.

Lavrov tha sot se ai tashmë është në kontakt me ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, për të nxitur një raund të ri bisedimesh që të mbahet "për të parandaluar që situata të përkeqësohet".

Thirrja e Lavrovit vjen pasi parlamenti i Ukrainës më 17 mars votoi për t'i dhënë status të veçantë zonave lindore të kontrolluara nga rebelët, dhe t'u japë vetëqeverisje të kufizuar, por vetëm pas zgjedhjeve vendore, të cilat duhet të mbahen sipas ligjit ukrainas.

Separatistët pro-rusë dhe Kremlini thonë se legjislacioni shkel kushtet e marrëveshjes për armëpushim të arritur më 12 shkurt në Minsk.

XS
SM
MD
LG