Ndërlidhjet

Obama i uron fitoren Netanyahut


Foto arkivi

Foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka telefonuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për t’i uruar fitoren në zgjedhje.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Obama i ka thënë Netanyahut se SHBA vlerëson bashkëpunimin e ngushtë në siguri dhe partneritetin afatgjatë me Izraelin.

Sipas njoftimit, Obama po ashtu ka shfrytëzuar rastin të riafirmojë angazhimin e SHBA-së për zgjidhje me dy shtete të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Dy liderët janë pajtuar që të vazhdojnë konsultimet për konfliktin izraelito-palestinez dhe çështje të tjera.

XS
SM
MD
LG