Ndërlidhjet

Tsipras thotë se do të sigurojë listën e reformave


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, kanë diskutuar për krizën e borxhit të Greqisë gjatë natës në Bruksel.

Liderët e BE-së kanë thënë se Tsipras është zotuar se do të sigurojë listën e refomave specifike në ditët e ardhshme, të cilat do të përmirësojnë bilancin e vendit të tij.

Tsipras ka thënë se është më optimist pas bisedimeve me liderët e Gjermanisë, Francës dhe të institucioneve të BE-së.

Athina është gati për të mbetur pa para dhe mund të falimentojë muajin e ardhshëm nëse nuk merr fonde të freskëta.

Tsipras, i cili ka ardhur në pushtet në muajin janar, kundërshton masat e ashpra të kursimit, të cilat janë kusht për kreditë ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG