Ndërlidhjet

SHBA trajnon trupa të Ukrainës


Trupa të Ukrainës

Trupa të Ukrainës

Pentagoni ka bërë të ditur se rreth 290 paratrupa të ushtrisë amerikane do të udhëtojnë në perëndim të Ukrainës, muajin e ardhshëm, për të trajnuar tre batalione të trupave kombëtare të Ukrainës.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren, ka thënë se personeli ushtarak, i pozicionuar në Itali, do të kryejë trajnimin në qendrën Yavoriv në perëndim të Ukrainës, në fund të prillit.

Data e saktë nuk është finalizuar.

Kreu i trupave të ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, ka thënë këtë javë se misioni trajnues është shtyrë, pjesërisht për t’i dhënë Moskës arsye për të mbështetur marëveshjen për armëpushim në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG