Ndërlidhjet

logo-print

Netanyahu zbut qëndrimin ndaj shtetit palestinez


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar se ka braktisur angazhimin e tij për krijimin e shtetit palestinez.

Në një intervistë për një televizion amerikan, Netanyahu ka thënë se do zgjidhje me dy shtete, por ka shtuar se “rrethanat duhet të ndryshojnë”.

Si pika bllokimi, ai ka përmendur refuzimin e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, për të njohur Izraelin si shtet hebre dhe vendimin e tij për të hyrë në një qeveri të unitetit me grupin militant të Hamasit.

Netanyahu ka fituar zgjedhjet e 17 marsit në Izrael.

Në fund të fushatës parazgjedhore, ai ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e shtetit palestinez.

Komentet kanë bërë që Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara të kërkojnë vazhdimin e përpjekjeve për të siguruar zgjidhjen me dy shtete.

XS
SM
MD
LG