Ndërlidhjet

Aksidenti MH17: Rusia do “hetime të paanshme”


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Moska ka përsëritur thirrjet për “hetime të paanshme dhe transparente” të rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve në lindje të Ukrainës, në muajin korrik.

Kjo, pasi raporte të mediave kanë thënë se ka dëshmi shtesë që sugjerojnë se rebelët e mbështetur nga Rusia, kanë rrëzuar aeroplanin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka bërë komentet pasi transmetuesi holandez, RTL, ka raportuar se pjesë metalike, të marra nga vendi ku është rrëzuar fluturimi i kompanisë Malaysia Airlines, MH17, përkojnë me raketat tokë-ajër BUK të prodhuara nga Rusia.

Të 298 njerëzit që kanë qenë në bordin e aeroplanit, kanë vdekur.

Rusia ka thënë se aeroplani është rrëzuar nga ushtria e Ukrainës, por ka siguruar pak ose aspak prova.

XS
SM
MD
LG