Ndërlidhjet

Putin: Ekonomia nuk është e sigurt


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se “nuk ka baza themelore” për t’u ndjerë sigurt për ekonominë e vendit.

Putin i ka bërë këto komente në një tubim të biznesmenëve në Moskë, më 19 mars.

Komentet tij po ashtu vijnë në kohën e lajmeve gjithnjë e më të këqija për ekonominë ruse, e cila është dëmtuar nga rënia e çmimeve globale të naftës dhe nga sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë.

Shitjet me pakicë kanë rënë për 7.7 për qind në shkurt.

Rubla, ndërkaq, ka humbur 40 për qind të vlerës kundër dollarit amerikan krahasuar me mesin e vitit 2014.

XS
SM
MD
LG