Ndërlidhjet

BE do e diskutojë marrëveshjen e mundshme me Iranin


Shefja e BE-së pë politikë të jashtme, Federica Mogherini - Bruksel, 20 mars

Shefja e BE-së pë politikë të jashtme, Federica Mogherini - Bruksel, 20 mars

Liderët e Francës, Gjermanisë ddhe Britanisë së Madhe pritet të diskutojnë rreth negociatave me Iranin për programin bërthamor të kësaj të fundit.

Francois Hollande, David Cameron dhe Angela Merkel do të takohen me shefen e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, në margjinat e samitit të BE-së që do të mbahet sot.

Irani është duke negociuar në Zvicër me SHBA-të, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, pasi afati fillestar për arritjen e një marrëveshjeje të parë është fundi i këtij muaji.

Marrëveshja e ka për qëllim që të kthej prapa programin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndaj republikës Islamike.

Irani insiston se nuk e ka për qëllim që të ndërtojë armë bërthamore, por perëndimi është skeptik rreth këtyre deklaratave.

Negociatori kryesor i Rusisë në bisedimet që po mbahen në Zvicër ka thënë ministrat e jashtëm të Evropës do t’i bashkohen këtyre bisedimeve gjatë fundjavës.

Liderët e BE-së përpos Iranit, pritet të diskutojnë edhe rreth përfshirjes së Shtetit Islamik në sulmin e kryer para dy ditësh në Tunis që mori jetën e 23 personave, 20 prej të cilëve turistë të huaj.

XS
SM
MD
LG