Ndërlidhjet

Grupi "One Direction" mbetet pa një anëtar


Ilustrim

Ilustrim

Grupi muzikor britanik, "One Direction", ka njoftuar se anëtari Zayn Malik ka fluturuar drejt Britanisë së Madhe, duke braktisur turneun botëror që grupi po e mban aktualisht në Azi.

Publicisti i grupit, Simon Jones ka njoftuar se Zayn është kthyer në vendin e tij për shkak të stresit.

Ai ka thënë se grupi do ta vazhdojë turneun, duke mbajtur koncerte në Manila të Filipineve dhe Xhakarta të Indonezisë.

Nuk është ende e qartë nëse Malik do t’i bashkohet turneut për koncertet e parapara në Afrikën e Jugut, e që janë planifikuar të fillojnë më 28 mars.

Largimi i Malikut bëhet vetëm një ditë pasi në Twitter është përfolur një mosmarrëveshje në mes të solistit Malik dhe të fejuarës së tij, Perrie Edwards, nga grupi ‘Little Mix’.

XS
SM
MD
LG